Durrës – Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës kanë ndaluar shtetasin R. H., 24 vjeç, banues në Durrës, i cili ishte shpallur në kërkim për vjedhje.
Dyshohet se më datë 04.09.2024, ai ka vjedhur një shumë parash dhe bizhuteri në banesën e motrës së tij.
Materialet procedurale për këtë rast i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme ligjore.