Shteti i ri Bektashi/ Delegacioni i BE: Liria e mendimit është e drejtë kushtetuese. Ne mbështesim dialogun ndërfetar

0

Delegacioni i Bashkimit Europian ka reaguar në lidhje me idenë e kryeministrit për krijimin e shtetit të Urdhërit Bektashi.

Delegacioni i BE në vendin tonë thotë se në këtë fazë nuk kanë komente konkrete, sepse liria e mendimit është e drejtë kushtetuese dhe mbi të gjitha nuk ka kompetencë për të rregulluar çështjet fetare.

“Nuk kemi komente në këtë fazë. Liria e mendimit, ndërgjegjes dhe fesë është e sanksionuar në nenin 10 të Kartës së BE-së për të drejtat themelore. Në përgjithësi, BE-ja mbështet tolerancën dhe dialogun ndërfetar. BE-ja nuk ka kompetencë për të rregulluar çështjet fetare”, shprehet delegacioni i BE për mediat.

Pak ditë më parë revista amerikane New York Times raportoi se në Tiranë po projektohet krijimi i një mikroshteti, i stilit të Vatikanit në Romë, për besimtarët bektashinj. Për potencialin e krijimit të këtij shteti sovran, Rama foli edhe para Asamblesë së Përgjithshme të OKB në New York, duke nënvizuar se shqiptarët ndër histori kanë dhënë shembuj të tolerancës fetare.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu