VLORË– Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti, i cili ka ndodhur në qytetin e Vlorës.
Aksidenti ka ndodhur në hyrje të qytetit.
Paraprakisht raportohet se dy automjete janë përplasur njëra me tjetrën.
Të lënduarit janë dërguar në spitalin e qytetit, për shkak të plagëve të marra.