Grupimi i Lulzim Bashës me deklaratë të fortë: Pazar i ndyrë RAMA-BERISHA! Merr vulën, jep Salianjin

0

Nën zë është përfolur, por më tepër si një konspiracion, se burgosja e deputetit Ervin Salianji është pasojë e një marrëveshjeje të supozuar të fshehtë mes Edi Ramës dhe Sali Berishës.

Tashmë, është grupimi i Lulzim Bashës, që e bën “fakt të kryer”. Në një reagim pasditen e kësaj të shtune, “Demokratët Euroatlantikë” të Bashës duket se mbështesin pikërisht këtë version.

Në reagim thuhet se Lulzim Basha “ nuk gëzon dhe nuk feston”, për burgosjen e Salianjit, që sipas tyre është viktimë e “pazarit Rama-Berisha”, që ky i fundit të merrte vulën e PD-së, duke dorëzuar në burg Salianjin, vendime të dhëna nga i njëjti gjyqtar.

Reagimi i plotë i grupimit të Bashës:

Pazari i ndyrë Rama-Berisha, merr vulën jep Salianjin, nuk mbulohet me mashtrime e lëpirje.

Burracakët që kanë lëpirë çdo gjë që kanë pështyrë gjatë karrierës së tyre politike, kanë qelbur ekranet me shpifje të ndyra. Ndryshe nga këto vemje politike, që si korbat u turren fatkeqësive politike nga Sali Berisha te Ervin Salianji për të përfitur prej tyre, Lulzim Basha as nuk feston, as gëzon dhe as i përdor. Politikanët reagojnë me akte dhe vendime jo me deklarata të tipit “kurrë me Berishën”, e pastaj presin mëshirën e tij poshtë ballkonit.

Ky lëpirësi që u shfaq sot t’u thotë demokratëve si ka mundësi që të njëjtit gjyqtarë që dënuan Salianjin, i’a dhanë vulën Berishës?

Pse këta gjyqtarët dje ishin heronj e sot u bënë vasalë të Edi Ramës?

Pazari i ndyrë Rama-Berisha, merr vulën-jep Salianjin, nuk mbulohet dot me diarrenë mediatike të këtyre vemjeve politike dhe as të mediave të blera prej tyre.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu