Përgjysmohen vreshtat në Peqin/ Rënia e çmimit pezmaton fermerët

0
Screenshot

Bujar Çullhaj u kthye nga emigrimi dhe investoi në vreshtari në fshatin Pekisht të Peqinit.

Pas rënies së vazhdueshme të çmimit të shitjes së rrushit, sot pas 24 vitesh ai ka përgjysmuar sipërfaqen e vreshtit pasi kostoja është më e lartë se fitimi.

Sipas fermerit, kostoja e punëtorëve është e madhe, preparatet gjithashtu kushtojnë shumë e për më tepër ato nuk rezultojnë efikase pasi cilësia është e dobët.

Zona e Pekishtit dhe kryesisht e gjithë pjesa fushore e kodrinore e Peqinit jeton me vreshtari dhe ullishte.

Fermerët këtu kanë investuar në masë pasi edhe toka është pjellore, por duket se çmimi i shitjes së prodhimeve po vjen gjithnjë e në ulje duke i bërë fermerët pesimistë për të ardhmen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu