Elisa rrëfeu në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan për lindjen e saj si fryt i një marrëdhënieje jashtëmartesore mes nënës dhe kunatit dhe braktisjen në maternitet kur ishte vetëm njëditëshe, Elisa u birësua pas dy muajsh.
Në maternitet u regjistrua me emrin Silvana dhe gjyshi i saj e kishte përfshirë në trungun familjar, gjë që askush nuk e mësoi deri në vdekjen e tij. Elisa e dinte që ishte e birësuar, por në respekt të prindërve të saj e kërkoi familjen biologjike në moshën 35-vjeçare, kur ata adoptues ishin ndarë nga jeta.
Aty ajo mësoi se nëna ishte martuar me kunatin pas vdekjes së motrës, e cila kishte ndërruar jetë një vit pas lindjes së Elisës. Tani nga kjo martesë ata kanë 4 fëmijë, ndërkohë që Elisën e kishin braktisur dhe nuk dihet nëse kishin bërë përpjekje për ta kërkuar frytin e parë të dashurisë. Por Elisa tregon se takimi me familjen biologjike nuk ishte aspak siç e kishte menduar.
Eni Çobani: Si është sjellë kjo familje që 35 vjet nuk deshën të dinin se ku ishe ti?