“Takimi kombëtar i orkestrave të harqeve, muzika e dhomës” , nis edicioni i 9 në Elbasan

0

Për të 9-tin vit rradhazi do të ngjitet në skenën e teatrit Skampa “Takimi kombëtar i orkestrave të harqeve, muzika e dhomës”.
Përgjatë tre netëve do të performojnë 12 trupa nga i gjithë vendi, përfshirë atë të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë . Nga viti në vit ky festival ka ardhur në rritje, ndaj këtij edicioni nuk mund t’i mungonin edhe risitë. Drejtori i festivalit, Blerim Narazani, u ndal te repertori i pasur i festivalit , dhe te fakti që është ndër të paktët koncerte që ndan çmime monetare.

Drejtori i qendrës së Artit, u shpreh i lumtur për faktin se tashmë ky festival është shndërruar në të përvitshëm, ndaj dhe pritshmëritë janë të larta.

“Takimi kombëtar i orkestrave të harqeve, muzika e dhomës”, mbështetet nga Ministria e Kulturës, dhe bashkia Elbasan .Orkestra, pritëse e Elbasanit do të performojë në mbyllje të natës së parë.Infoweb Media

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu