Bardhi hodhi drejt Spiropalit këmbën e karriges, Braçe: Kështu ulërinin dhe më 21 janar dhe vranë njerëz

0

Erjon Braçe ka reaguar në lidhje me djegien dhe dëmtimin nga deputetët e opozitës, të pajisjeve në sallën e seancave plenare të Kuvendit si dhe kaosin, goditjen e Spiropalit me shishe qelqi dhe ndër vetprimet më të rënda, gjuajtja E Bradhit drejt Spiropalit me këmbën e karriges.

Braçe ka reaguar me tone të ashpra ndërsa ka ndarë videon e momentit kur Gazment Bardhi hedh drejt kryeparlamentares këmbën e karriges ndërsa thërret “bjerini, bjerini”.

Socialisti e krahason këtë moment me 4 vrasjet në Bulevard më 21 janar, gjatë qeverisjes Berisha. Braçe shkruan se edhe më 21 janar thërrisnin “bjerini, bjerini” dhe vranë njerëz.

“Kështu ulërinin edhe në 21 janar. bjerini! bjerini tatatatata! këta kane vrarë njerëz, kanë marrë jetë! nuk e kanë për gjë të marrin jetë njerëzish! sulmi i sotëm, i dhunshëm, ndaj një gruaje që është kryetare e kuvendit të shqipërisë, ishte me sende të forta, të rënda, të mprehta në kënde, për pasojë të rrezikshme. karriget në Kuvend peshojnë mbi 20 kilogramë, këmba e karriges që u gjuajt aty, rrezikon jetën; kjo ndodhi!

Gjithçka është falur deri tani, por jeta nuk falet! Ky qe bërtet bjerini-bjerini duhet të kuptojë se jetën nuk e fal askush! Në anën tjetër, ky është krim i rëndë ndaj e brenda një institucioni kushtetues!

Nuk është shpifje, po krim i rëndë ndaj institucionit më të larte Kushtetues në një republike dhe të zgjedhurve nën një mandat kushtetues. Ka ndodhur edhe më parë dhe është falur! Kam një pyetje për Prokurorinë Speciale në këtë vend: duhet të vritet kush apo të digjet institucioni kushtetues më i lartë në vend që të veprojë ligji?”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu