Cjapi godet në kokë 72-vjeçarin në Maliq, i moshuari në gjendje të rëndë në spital

0

 

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjte në Maliq.

Një 72-vjeçar është goditur në kokë nga një bagëti e imët (cjap). Sipas njoftimit zyrtar, i moshuari është në gjendje të rëndë në spitalin e Korçës.

Maliq/Informacion paraprak

Rreth orës 20:00, në Urgjencën e spitalit Korçë, ka shkuar për mjekim shtetasi I. S., rreth 72 vjeç, banues në Fshat Maliq, i cili sipas deklarimeve të familjarëve të tij, e ka goditur në kokë një bagëti e imët (cjap).

Si pasojë e goditjes së marrë, 72-vjeçari gjendet në gjendje të rëndë në spitalin e Korçës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu