Iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale/ Si paraqitet sot gjendja e kryeministrit Edi Rama

0

Kryeministri Edi Rama pritet të lërë ambientet e spitalit këtë mëngjes, një ditë pasi iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale laparoskopike.

Lajmin e ka konfirmuar prof. Dr. Arben Gjata, i cili tha se janë kryer të gjitha ekzaminimet e duhura dhe kryeministri është gati për të dalë nga spitali.

Kryeministri kreu ndërhyrjen kirurgjikale të hernies inguinale në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, mesditën e djeshme. Pas përfundimit të ndërhyrjes, ai kaloi natën në mjediset spitalore të QSUNT, për të dalë këtë të premte.

Kjo ishte hera e dytë brenda 18 muajsh që Rama u shtrua në spital, pasi në prill të vitit të kaluar bëri një ndërhyrje për heqjen e apandesitit. Rama e paralajmëroi ndërhyrjen e djeshme në fund të gushtit, teksa ishte për një inspektim në spital.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu