Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Vlorë, ku një furgon ka përplasur në vijat e bardha një grua.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në rrugën Transballkanike, ku e plagosura është një 55-vjeçare. Gruaja është shoqëruar në ambientet e spitalit të Vlorës ku po merr ndihmën e parë dhe sipas mjekëve është në gjendje stabël.
Ndërkohë, Policia ka shoqëruar drejtuesin e furgonit duke e marrë në pyetje ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit.