Izraeli vret udhëheqësin e ri të Hezbollahut, sapo kishte marrë postin pas vrasjes së Nasrallahut

0

BEJRUT- Sipas Al-Arabiya dhe mediave arabe, ka vdekur udhëheqësi i Hezbollahut, Hashem Shafi al-Din. Shafi al-Din sapo kishte marrë udheheqjen e Hezbollahut si zëvendësuesi i Nasrallahut i cili u vra nga sulmet izraelite. Hashem Shafi al-Din raportohet se u vra në një sulm izraelit në periferi të Dahiya në Bejrutit, të premten.

Oficerët e Gardës Revolucionare iraniane u vranë bashkë me të në sulm. Shafi al-Din u “eliminua”, së bashku me ndihmësit e tij iranianë dhe komandantët e zëvendësuar në terren të Hezbollahut. Shkatërrimi në vendin e sulmit është i paprecedentë.

Më konkretisht, rrjeti Al-Arabiya, duke cituar burime të Hezbollahut, raporton se që nga sulmi i djeshëm në periferinë jugore të Bejrutit e deri më sot, njeriu që mori frenat e Hezbollahut pas goditjes kundër Nasrallahut nuk ka dhënë asnjë shenjë jete.

Në sulmin e së premtes, ushtria izraelite konfirmoi se objektivi i saj ishte të eliminonte Shafi al-Din, për të cilin kishte informacion se ndodhej në një strehë të Hezbollahut në rajonin e Dahiya, në jug të Bejrutit. Pika specifike u godit në të njëjtën mënyrë dhe me të njëjtat sisteme armësh me të cilat Forcat Ajrore izraelite vranë Nasrallah. Raportet nga burime ushtarake, të cilat transmetohen nga mediat izraelite, madje theksojnë se streha specifike u shkatërrua plotësisht nga goditja kundër Shafi al-Din.

Shafi al-Din , i cili ka qenë në listën e vëzhgimit të terroristëve të SHBA që nga viti 2017, kishte marrë zyrtarisht udhëheqjen e Hezbollahut pas vdekjes së liderit 32-vjeçar të grupit Nasrallah. Shafi al-Din ishte për shumë vite kreu i organizatës së Xhihadit, grupeve të menaxhimit ushtarak të Hezbollahut, dhe mbante marrëdhënie shumë të ngushta me Teheranin.

Menjëherë pas vdekjes së Nasrallahut, Hezbollahu kishte zbuluar se Shafi al-Din do të ishte pasardhësi i tij. Ende nuk ka asnjë raport zyrtar për vdekjen e Shafi al-Din nga Hezbollahu, pasi është e mundur, sipas raportimeve të mediave arabe, që trupi i tij të mos gjendet, të paktën jo në gjendjen që është nxjerrë nga rrënojat. Nëse konfirmohet vdekja e Shafi al-Din , do të jetë hera e parë në historinë e luftimeve midis Izraelit dhe Hezbollahut që Tel Avivi vret brenda njëzet e katër orëve kreun dhe pasardhësin e organizatës pro-iraniane.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu