Ka nisur protesta kombëtare e thirrur nga opozita.
• Partia Demokratike ka paralajmëruar se protesta do të nisë para godinës së kryeministrisë dhe më pas do të shtrihet në të gjitha rrugët e Tiranës. • Një orë para protestës, Berisha theksoi se sot nis rrugëtimi i tyre drejt fitores, ndërsa u ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen kundër narko-qeverisë.
• Në mesazhin e tij për qytetarët, ish-deputeti Ervin Salianji shprehet se qëndresa e tyre është “shpërbërja” e qeverisë.
• Ai ka bërë thirrje për reagim nga çdo qytetar, sipas tij për një Shqipëri më të mirë. 7 Burgosja e ish-ligjvënësit demokrat ishte dhe një nga motivet kryesore për thirrjen e një proteste kombëtare nga Partia Demokratike.
• Bëhet me dije se rreth 1500 forca policie do të jenë në terren, duke nisur nga ato të rendit, FNSH, Shqiponjat do të jenë në terren për mbarëvajtjen e protestës. Në gatishmëri do të jenë edhe forcat RENEA.
• Ndërkohë sot dyert e kryeministrisë dhe institucioneve të tjera shtetërore janë të “blinduara”.
• Në protestë të gjithë efektivët do të jenë të pajisur me maska kundragaz.
• Do të ketë edhe 5 autobotë me ujë nëse do të ketë nevojë në raste incidentesh.
• Në terren do të përfshihen edhe agjentët civilë, për të monitoruar mbarëvajtjen e protestës.
• Në shtyllat përballë me kryeministrinë janë vendosur kamera monitorimi me rezolucion të lartë, pak orë para nisjes së protestës së opozitës.
• Ndërkohë, me qëllim që qytetarët të mos shkulin kamerat, shtyllat janë lyer me graso.