Teknologjia e avancuar “tradhëton” vjedhësit e ujit në Elbasan

0

Pa përfunduar investimi, qytetarët tentojnë lidhjet fshehurazi për të vjedhur ujin
Në Elbasan është duke u kryer investim në të gjithë rrjetin e ujësjellësit të qytetit. Investimi ka për synim rritjen e furnizimit me ujë deri në 24 orë. Mësohet se aktualisht firmat që po merren me projektin kanë shtruar pjesën më të madhe të tubacioneve e madje në disa pjesë të qytetit ka nisur edhe furnizimi me ujë. Ndërsa në zona të tjera po kryhen testime.Por ende pa përfunduar projekti, kanë nisur problemet. Ai i vjedhjes së ujit. Ende pa përfunduar ky project disa qytetarë po tentojnë të hapin lidhje fshehurazi për të vjedhur ujin. Një fenomen i tillë është zbuluar nga kompania falë teknologjisë. Inxhinieri Sigli Taçe tregon një rast ku si dedektorët e përdorur nga kompania zbuluan vjedhjen e ujit në rrjetin e ri.

Teknologjia e përdorur është e aftë të zbulojë të gjitha rastet, ndaj qytetarët abuzues sipas inxhinierit do të përballen me ligjin, sic ishte rasti në fjalë.Infoweb Media


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu