Këngëtarja e njohur, Teuta Kurti, po kalon një moment aspak të lehtë. Kjo pasi babai i saj është ndarë nga jeta.
Lajmin e ka bërë me dije vetë këngëtarja nëpërmjet një postimi të ndarë në rrjete sociale.
Teuta nuk ka ndarë detaje në rrjetet sociale, por vetëm detajet e varrimit.
“Me dhimbje e pikëllim të thellë ju njoftojmë, se më datën 10.10.2024 ka ndërruar jetë më i dashuri jonë
Ismet (Qamil) Kurti.
Varrimi i të ndjerit bëhet me datën 11.10.2024 në varrezat e qytetit të Mitrovicës. Funerali niset nga xhamia te varrezat e Shipolit (me ikindi)”, shkruhet në postimin e Teutës.