Një vajzë adoleshente e cila është përndjekur për një muaj me radhë në rrugë dhe në rrjetet sociale, i është drejtuar institucioneve të drejtësisë për ndihmë, duke bërë që 47-vjeçari i dyshuar, të vihet në pranga.
Menjëherë pasi një shtetase 17 vjeçe ka kallëzuar në Prokurorinë e Shkodrës, se përndiqej nga një person prej rreth 1 muaji, në rrugë dhe në rrjete sociale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë kanë organizuar punën për lokalizimin dhe arrestimin e autorit.
Si rezultat, për këtë rast u vu në pranga shtetasi Z. P., 47 vjeç, banues në Pukë, për të cilin Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Përndjekja”.
Nga verifikimet e mëtejshme ka rezultuar se 47-vjeçari ishte shtetas me precedent për të njëjtin krim.