Aksident në aksin Lushnjë-Fier! Përplaset nga një automjet 74-vjeçari që lëvizte me biçikletë

0

Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Lushnjë-Fier.

Makina ka përplasur një 74-vjeçar që udhëtonte me biçikletë në korsinë e autostradës.

I plagosuri është nisur me urgjencë në spitalin e Fierit.

Në vendngjarje ka mbërritur policia për normalizimin e qarkullimit dhe zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu