TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga arrestimi i kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta. Mësohet se ish-Presidenti është akuzuar për pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish. Por ende nuk dihet se cila është akuza zyrtare që rëndon mbi Metën.
Ndërkohë që kreu i PL-së është paraqitur disa herë në SPAK për tu marrë në pyetje për çështjen CEZ-DIA. Po ashtu Meta dhe Monika Kryemadhi janë nën hetim pasuror në lidhje me çështjen e lobimit në SHBA.