Arrestimi i Metës/ Berisha: U rrëmbye në mes të rrugës dhe u tërhoq zvarrë! Akt burracak i Ramës

0

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë mbledhjes së kryesisë së PD-së e ka quajtur arrestimin e Metës një akt burracak nga ana e Ramës. Berisha u shpre se me urdhët të Edi Ramës rrëmbyen dhe tërhoqën zvarrë ish-presidentin, ish-kryeministrin, ish-kryetarin e Parlamentit. Gjithashtu Berisha tha se të nxjerrësh një bandë me uniformë, të rrëmbejnë, të zvarrisin, të godasin njërin nga personalitetet me karrierë më të gjatë politike, është një akt burracak.

TIRANA Pjesë nga fjala e Berishës:

Mirëmbrëma z.Noka, zotërinj drejtues të PD, anëtare dhe anëtarë të kësaj kryesie, demokrate e demokratë, opozitarë e opozitare kudo që jeni. Kjo mbledhje kryesie e thirrur ditë më parë mblidhet sot në një moment, në një ditë, në të cilën regjimi, narko-regjimi i Edi Ramës kreu një akt terrorist të vërtet. Rrëmbeu në mes të rrugës, tërhoqi zvarrë dhe goditi me urdhër të Edi Ramës, ish-presidentin, ish-kryeministrin, ish-kryetarin e Parlamentit, kryetarin e partisë së dytë më të madhe opozitare, z.Ilir Meta, e gjitha kjo si përson nën hetim.

Edi Rama, me këtë akt prej burracaku, prej frikacaku dëshmoi se në shpirtin e tij nuk ka asnjë dallim nga i ati xhelat që i tmerruar nga vargjet e Havzi Nelës firmoste varjen e tij në litar si kundërshtar politik. Të nxjerrësh një bandë me uniformë, të rrëmbejnë, të zvarrisin, të godasin njërin nga personalitetet me karrierë më të gjatë politike, i cili në rininë e tij bëri aq sa kishte mundësi për një orientim europian të partisë së krimit. Në periudha tjera, veçanërisht gjatë luftës në Kosovë dha kontribut thelbësor në përballimin e krizës, qendroi në detyrën e presidentit në mbrojtje të Kushtetutës dhe pluralizmit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu