Nesër bllokohen rrugët, Berisha sulmon kreun e Policisë dhe ministrin e Brendshëm: Edi Rama, mos guxo!

0

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka sulmuar ashpër ministrin e Brendshëm Ervin Hoxha si dhe kreun e Policisë së Shtetit, Ilir Proda, një ditë para protestës së planifikuar të opozitës për të bllokuar akset rrugore në të gjithë vendin.

Akset që parashikohet të bllokohen gjatë protestës, janë Tiranë–Durrës”, pranë mbikalimit të Kamzës; “Durrës-Tiranë”, pranë mbikalimit të Shkozetit; “Kashar–Milot”, pranë kryqëzimit të Milotit; “Elbasan–Tiranë”, te rrethrrotullimi i Bradasheshit; “Durrës–Fier”, te rrethrrotullimi i Rrogozhinës dhe “Levan–Tepelenë”, te rrethrrotullimi i Levanit.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Nesër paralajmëroj Edi Ramën: mos ndërse bastardin e familjes Hoxha, ish-gjobëvënësin, krye-gjobvënësin e Policisë Rrugore, përfaqësuesin e bandave të rrezikshme të Durrësit, dhe më parë të Tiranës, Ervin Hoxhën.

Mos guxo të ndërsesh narko-komisarin e implikuar në aktet më të rënda kriminale me bandat, Ilir Prodën kundër protestuesve, sepse përgjigja do të jetë lemeritëse për ju.

Bllokimi i rrugëve, protesta, mosbindja civile e opozitës është kushtrimi që burojnë nga thellësia e shpirtit të çdo qytetari të këtij vendi për t’u ndarë sa më shpejt nga ky regjim.

Të dashur miq, beteja që fillon nesër është një betejë në vazhdim. Bllokimi i Edi Ramës në Surrel do të jetë edhe kjo në agjendën e mosbindjes civile. Po, po.

Edi Rama, qytetarët janë të revoltuar me ty, janë të zemëruar, janë të gatshëm të të nxjerrin prej hundësh gjithçka ke vjedhur këto vite pushteti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu