Masakra e Shkodrës, një nga viktimat motra e ish-shefit të “Renxhersave” që u vra në 2006

0

Një nga viktimat e masakrës së Shkodrës, Flutura Basha është motra e Isa Harushës, ish-oficerit të policisë kufitare në Shkodër, i cili në vitin 2006, ka mbetur i vrarë në një atentat të organizuar në ambjentet e lokalit të tij në Shkodër.

Isa Harusha gjatë periudhës 2000-2006 ka qënë komandanti i njësisë policore kufitare “Renxhersat”, të cilët monitoronin vijën ujore të Liqenit të Shkodrës, me qëllim parandalimin e kontrabandës, trafikun e drogës dhe tregtinë e armëve përmes vijës ujore të liqenit që lidh Shqipërinë me Malin e Zi.

18 vjet pas vrasjes së tij dhe plagosjes së vëllai të tij Arben Harushës, në Shkodër ndodh një tjetër tragjedi, ku ngeli viktimë motra e tyre, si është është plagosur rëndë bashkëshorti i saj, Bashkim Basha. Ngjarja e rëndë e 18 vjetëve më parë ka ndodhur në lokalin “Univers”, i cili ishte marrë me qira nga vëllezërit Harusha dhe ndodhet në qendër të qytetit, mes xhamisë “Ebu Bekër” dhe “Kishës Orthodokse”.

Për vrasjen e shefit të “Renxhersave” Isa Harusha, policia e Shkodrës në atë kohë identifikoi si autorë vëllezërit Kolë, Pëllumb dhe Ergys Alija, të cilët kanë qëlluar me pistoletë kundër dy vëllezërve Harusha.

Në ngjarjen e fundit në Shkodër, tre persona Hamza Lici, Arlind Bushati, Flutura Basha, mbetën të vdekur dhe një i katër, Bashkim Basha, vijon të luftojë me vdekjen ne spitalin rajonal të qytetit verior.

E ndjera Flutura Basha dhe i shoqi po udhëtonin me motor në rrugë, ndërsa në çantë kishin disa shegë, për t’ua çuar tre fëmijëve të tyre.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu