Një automjet është përfshirë nga flakët në “Tynelin e Krrabës” pak minuta më parë.
Fatmirësisht, nuk ka raportime për persona të lënduar, përveç dëmeve materiale.
Për shkak të zjarrit, qarkullimi i mjeteve ka qenë i bllokuar për rreth 30 minuta.
Policia dhe zjarrfikësit janë në vendngjarje për të hetuar shkakun e plotë të djegies së mjetit dhe për të siguruar situatën.
Autoritetet po punojnë për rikthimin e normalitetit në këtë zonë.