Kandidatja demokrate për presidente në SHBA, Kamala Harris iu shkruan letër të hapur shqiptaro-amerikanëve që jetojnë në SHBA.
Në letrën e saj, numri dy i Shtëpisë së Bardhë thotë se shqiptarët kanë dhënë kontribut të thellë në strukturën e kombit, duke pasuruar komunitetet me frymën e tyre sipërmarrëse, vlerat e forta familjare dhe një përkushtim të thellë ndaj arsimit dhe angazhimit qytetar.
Harris thekson partneritetin e fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë si një aleate e palëkundur e NATO-s dhe promovuese e stabilitetit në rajon, si dhe vlerëson udhëheqjen e vendit tonë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
“Pjesëmarrja e shqiptarëve amerikanë në demokracinë tonë është më vendimtare se kurrë. Së bashku ne mund të formojmë një të ardhme që pasqyron vlerat dhe aspiratat tona të përbashkëta. Faleminderit për gjithçka që kontribuoni për këtë vend të madh”, thuhet në letrën e saj.