Elbasan – Një zjarr i përmasave të mëdha ka shpërthyer në fushën e mbetjeve në periferi të qytetit të Elbasanit, ku shtëllungat e dendura të tymit janë përhapur në zonë. Burime nga vendngjarja bëjnë të ditur se zjarri ka përfshirë një pirg të madh me mbetje, duke shkaktuar një ndotje të dukshme në ajër.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, ekipe të shumta zjarrfikësish u mobilizuan dhe u nisën drejt vendngjarjes me mjetet përkatëse. Aktualisht, zjarrfikësit po punojnë intensivisht për të kontrolluar dhe shuar flakët, për të shmangur përhapjen e mëtejshme të zjarrit dhe për të siguruar mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetin e komunitetit.
Ende nuk janë bërë të ditura shkaqet e mundshme të shpërthimit të zjarrit. Autoritetet janë në gatishmëri për të monitoruar situatën dhe për të parandaluar çdo zhvillim të mëtejshëm që mund të rrezikojë zonën përreth.