Humbja e jetës së 14 vjeçarit,të rinjtë dhe psikologët në Elbasan të shqetësuar për konfliktet mes djemve

0

Jo vetëm Tirana, por e gjithë Shqipëria është tronditur nga ngjarja e rëndë ku pas konfliktit mes dy grupeve adoleshentësh,një 14 vjecar humbi jetën teksa u qëllua me thikë nga një bashkëmoshatar i tij.Ngjarja ka ndodhur jashtë ambienteve të shkollës, por mesa duket është një ngjarje që i ka fillesat që javën e kaluar në një sherr që sipas të dhënave të deritanishme, ka nisur në rrjetet sociale. Përtej humbjes së jetës së një 14-vjeçari që është një tragjedi më vete, është një prej atyre që sjell në vëmendje atë që po ndodh me adoleshentët, është një nga ato raste që na kujton që duhet t’i kushtojmë shumë më tepër vëmendje dhe duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Vetë të rinjtë në Elbasan shprehen të tronditur për ngjarjen,ndërsa thonë se konfliktet mes adoleshentëve,vecanërisht djemëve janë të shpeshta.

Shoqëria jonë vijon të përfshihet nga episodet e dhunës.Ato rëndom ndodhin në familje, shoqëri dhe mjediset shkollore.Psikologia Mirela Gjoni thotë se institucionet duhet të bëjnë më shumë në këtë drejtim,por dhe familja duhet të jetë më e pranishme në rritjen dhe edukimin e fëmijëve të tyre.
Një futbollist që stërvitej me 15-vjeçarët e Dinamos, ka lënë dy prindër me një pikëllim të jashtëzakonshëm, por mbi të gjitha ka pikëlluar gjithë shoqërinë për arsye se përtej të gjitha detajeve, ajo që po ndodh me adoleshentët është e frikshme./Infoweb Media


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu