Tubimi i opozitës shoqërohet me dhunë, protestuesi dhe qytetari zihen me grushte

0

Ka nisur me tensione protesta e opozitës mes protestuesve dhe forcave të policisë. Flamur Noka dhe eksponentë të tjerë të PD janë përplasur me policinë te rruga e Elbasanit.

Janë qindra forca policie që kanë marrë masa për protestën. Momente tensioni dhe shtyrje mes qytetarëve dhe forcave të policisë.

Gjatë protestës tek zona e Zogut të Zi 2 persona civilë janë parë të përplasen fizikisht në sy të policisë.

Me sa raportohet bëhet fjalë për një protuestues dhe një shofer i cili ka kërkuar të kalojë aty.

Kanë qenë forcat e policisë që kanë ndërhyrë menjëherë për t`i ndarë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu