Heqja e masës ndaj Berishës/ Strukturat e PD-së mblidhen në seli në orë 13:30, mesazhi për ta: Një lajm i mrekullueshëm, presim liderin tonë historik

0

TIRANA- Mbështetësit e Partisë Demokratike dhe Sali Berishës do të mblidhen sot në orën 13:30 në selinë blu për të pritur kreun e kësaj force politike pas lirimit nga masa “arrest shtëpie”.

Bëhet me diej se strukturat e PD-së janë lajmëruar që në orën 13:30 të mblidhen në selinë qendrore për të pritur liderin demokrat. Në mesazhin dërguar strukturave lajmi për lirinë e Berishës cilësohet si i mrekullueshëm.

“Përshëndetje. Një lajm i mrekullueshëm. Doktor Berisha tashmë i lirë. Në orën 13.30 të gjithë te selia qendrore e PDSH për të pritur Liderin tonë historik”, thuhet në mesazhin e dërguar strukturave.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu