TIRANË- Qytetarë të shumtë janë mbledhur mesditën e sotme sërish në protestë për vrasjen e 14-vjeçarit, Martin Cani. Siç ishte paralajmëruar edhe më parë, marshimi i tyre kan nisur nga shkolla “Fan Noli” drejt Ministrisë së Arsimit.
Sikurse në 2 protestat e para, qytetarët bëjnë thirrje të gjithëve edhe kalimtarëve të bashkohen në protestë. Me pankarta në duar, ata bëjnë thirrje për t’u bashkuar dhe se nuk është momenti për të heshtur.
Të qartë në kërkesat e tyre, protestuesit kërkojnë siguri për fëmijët në shkolla. Të revoltuar nga ngjarja e ndodhur dhe reagimi i institucionve, ata gjithashtu kanë kërkuar dorëheqjen e Ministres së Arsimit.