U lirua nga ‘arresti i shtëpiak’, reagon për herë të parë Berisha: U krye dhe kjo punë

0

Ish-kryeminsitri Sali Berisha ka mbajtur ditën e sotme një fjalim para selisë së PD-së, për herë të parë pas 331 ditësh.

Ai u lirua sot nga “arresti i shtëpisë” dhe ndalesa e parë ishte selia blu, ku u prit nga shumë mbështetës.

“Të dashur miq, u krye dhe kjo punë! Piramida më e madhe e mashtrimit në historinë e botës pas LIIB. Përshëndes çdo shqiptar me mirënjohje më të madhe. Sot Shqipëria u ndriçua nga rrezet e pandalshme të demokracisë. Sot, është dita kur monstra e demokracisë Edi Rama dhe Xhorxh Soros dështuan përfundimisht, në tentativën e tyre për të shkatërruar opozitën shqiptare me grushtin e shteti që i bënë asaj. Sot sakrifica e 331 ditëve, mundi i 3 viteve triumfoi dhe u shpërblye. Pas një kohe të gjatë që Shqipëria nuk sheh një ditë të mirë, që është e zhytur në errësirë. Sot është një ditë e mirë për opozitarët. Sot është një ditë e mirë dhe për kundërshtarët e opozitës, sepse sot nuk fitoi vetëm Berisha, por edhe e vërteta, drejtësia, Shqipëria. Tani e tutje, sulmi ndaj krimit do jetë kryefjala. Ka edhe disa mesazhe të rëndësishme që duhet tu them shqiptarëve.”– tha Berisha.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu