Aksident i dyfishtë në Lezhë/ Makina merr flakë pas përplasjes, vetëm dëme materiale

0

Një aksident i dyfishtë automobilistik është regjistruar mëngjesin e së dielës në Lezhë.

Dy automjete janë përplasur rreth orës 09:20, tek kryqëzimi i Rrilës.

Si pasojë e përplasjes, një nga automjetet ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht.

Nga përplasja dhe përfshirja në flakë e njërit prej automjeteve ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu