Studimi për Rininë 2024 sapo është publikuar nga FES TIRANA!
Ky raport gjithëpërfshirës mbi rininë shqiptare sjell një analizë të thelluar mbi sfidat, aspiratat dhe perceptimet e të rinjve. Duke u bazuar në intervista me të rinj, studimi eksploron tema si punësimi, korrupsioni, emigracioni, pavarësia dhe cilësia e arsimit.
Disa nga gjetjet kryesore për Shqipërinë:
▪️57% e të rinjve janë të shqetësuar për largimin e njerëzve të kualifikuar nga vendi.
▪️64% besojnë se korrupsioni do të mbetet një problem i madh në dekadat e ardhshme.
▪️Shumica janë të pakënaqur me cilësinë e arsimit dhe kërkojnë reforma thelbësore.
▪️Një pjesë e madhe e të rinjve dëshirojnë të largohen nga vendi në kërkim të mundësive më të mira.