Shifrat zyrtare/Dhuna ndaj grave në Elbasan nuk njeh ulje,të prekur edhe fëmijët

0

 

Edhe në Elbasan kanë filluar “16 ditët e aktivizimit kundër dhunës me bazë gjinore”. Referuar të dhënave zyrtare vetëm në 9 muaj të 2024
për periudhën janar- shtator janë regjistruar në gjykatën e Elbasanit 168 kërkesa për Lëshim Urdhër Mbrojtje  nga të cilat janë pranuar 115 kërkesa. Psikologia e Forumit të gruas në Elbasan shprehet se fatkeqësisht numri I grave të dhunuara është në rritje .

Një fëmijë i dhunuar rrezikon të kthehet në një të rritur abuziv në rast se modeli në familje është një prind dhunues-thonë psikologët.

Gjatë vitit 2023 në gjykatën e Elbasanit u depozituan rreth 500 kërkesa që kishin të bënin me dhunën në familje duke nxjerrë në pah se fenomeni i dhunës vijon të jetë shqetësues edhe në qarkun e Elbasanit.Infoweb Media


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu