Athinë, shqiptari vret gruan dhe njofton policinë

0

Një vrasje brutale ka ndodhur në Ampelokipi të Athinës pasditen e së enjtes.

Sipas informacioneve, një burrë me origjinë shqiptare ka vrarë gruan e tij në Ampelokipi dhe ka lajmëruar policinë duke thënë se e ka vrarë dhe se e ka në papafingo.

Vrasja ka ndodhur në rrugën Lakonias 19, në Ampelokipi. Burri thirri autoritetet për të shkuar në banesë dhe për të gjetur kufomën.