Të dënuar për shpërdorim detyre dhe korrupsion, 4 të arrestuar në Tiranë, mes tyre një punonjës policie

0

Katër persona, mes tyre një punonjës policie, janë arrestuar në Tiranë për shpërdorim detyre dhe korrupsion.

Një 40 vjeçar u arrestua pasi GJKKO e ka dënuar me 8 muaj burgim për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” kryer në bashkëpunim.

Një punonjës policie, 50 vjeç, u arrestua pasi GJKKO e ka ka dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Një 49 vjeçar është dënuar me 9 muaj e 25 ditë burgim për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”;

Ndërsa një 28 vjeçar është dënuar nga GJKKO me 8 muaj burgim për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” kryer në bashkëpunim.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu