DASH sanksionon ish-zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi dhe gjyqtarin e Apelit, Enver Bexheti, për korrupsion

0

DASH ka sanksionuar ish-zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, dhe gjyqtarin e Gjykatës së Apelit, Enver Bexheti, për korrupsion.

Në bazë të nenit 7031(c), Departamenti i Shtetit cakton publikisht Artan Grubin dhe Enver Bexhetin për përfshirjen e tyre në korrupsion i konsiderueshëm duke pranuar ryshfet për të minuar proceset gjyqësore të lidhura me dënimin penal të Sasho Mijalkov, drejtor i Administratës për Siguri dhe Kundërzbulim të Maqedonisë së Veriut (UBK).

Mijalkov u caktua në vitin 2022 për korrupsion të konsiderueshëm sipas nenit 7031(c), dhe OFAC e sanksionoi atë në përputhje me E.O. 14033. Në kuadër të këtij aksioni janë caktuar edhe anëtarët e ngushtë të familjes Grubi.

Në listën e DASH janë sanksionuar dhe figura të tjera nga Ballkani dhe vende të ndryshme të botës. Infoweb Media

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu