Apeli mes lotësh i nënës në Elbasan:Dua një dhomë për djalin!

0
Screenshot

 

“Dua vetëm një dhomë për djalin”!Është kjo thirrja mes lotësh e 42 vjeçares Flora Haka nga fshati Gurabardh në Elbasan.

Nënë e një djali 5 vjeç me epilepsi Flora nuk ka askënd tjetër në këtë botë.Nga ish bashkëshorti u nda dy vite më parë, pasi e dhunonte.Pa asnjë shpresë u kthye në banesën e rrënuar të prindërve të saj ,të cilët nuk jetojnë.Zgjohet me frikën se një ditë kjo banesë e moçme do t’i zërë poshtë .

E rënduar psikologjikisht,pa asnjë dorë që i zgjatet për ndihmë e siguron mbijetesën duke shitur frutat nga pemët e oborrit të shtëpisë.Në një fshat të “humbur”nuk ka mundësi as të dërgoj djalin në kopësht.Të gjithë dyert thotë kjo nënë i janë mbyllur,ndaj sot përcjell apelin e saj për ndihmë.

Djali i Florës nuk njeh shumë nga bota me ngjyra përtej shtëpisë së tij të ftohtë e rrënuar tërësisht.Pavarësisht moshës shpesh përpiqet të ngushëllojë nënën e tij, se gjërat një ditë do të rregullohen edhe për ta./Infoweb Media

https://www.facebook.com/share/v/1K8gbs34GX/?mibextid=WC7FNe


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu