Tërmet i fortë në Greqi, sa ishte magnituda

0

GREQI- Një tërmet i fortë ka goditur Greqinë mëngjesin e kësaj të premte.

Sipas EMSC, tërmeti është regjistruar me magnitudë 4.8 i shkallës Rihter.

Sipas mediave lokale, thellësia e tërmetit ishte dhjetë kilometra.

Epiqendra  u regjistrua në Malin Athos.

Më herët janë regjistruar dy lëkundje të tjera, por me magnitudë më të ulët.

Aktualisht nuk raportohet për pasoja në jetë njerëzish apo dëmtime banesash.