Plagosje në “Don Bosko”, përfundojnë në spital dy persona

0

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 kanë referuar materialet në Prokurori dhe po punojnë për shoqërimin e shtetasit M. D., 40 vjeç, banues në Tiranë.

Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 21:50, në rrugën “Don Bosko”, ky shtetas dyshohet se është konfliktuar dhe ka goditur me mjet prerës shtetasit D. H., 40 vjeç, dhe A. D., 34 vjeç, banues në Tiranë, të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu