Luanin poker në lokal/ Fier, arrestohet administratori dhe 5 persona të tjerë

0

Gjashtë persona janë arrestuar në Fier në kuadër të operacionit policor të koduar “Poker”.

Një prej tyre, administrator i një lokali, kishte përshtatur ambientin e marrë me qera për të organizuar lojëra fati poker.

Policia sekuestroi shuma parash, çipsa, një tavolinë pokeri dhe sende të tjera.

Të arrestuarit akuzohen për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu