Aksident i rëndë me tre të plagosur në Pogradec, makina përplaset me barrierat e rrugës

0

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë kryqëzimit të fshatit Libonik, ku një automjet tip “BMW” ka humbur kontrollin, është përplasur me barrierat mbrojtëse dhe ka përfunduar jashtë rrugës.

Në mjet ndodheshin tre persona, të cilët kanë pësuar lëndime, por fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të aksidentit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu