Konkurohen nga mjetet elektrike:Taksistët në Elbasan hidhen në protestë

0

Taksistët në Elbasan dolën këtë të mërkurë në protestë.Pas kërkesave pa zgjidhje adresuar pushtetit lokal për të luftuar atë që ata e quajnë “konkurencë” e pandershme sot bojkotuan punën.Sipas tyre taksitë elektrike janë duke i çuar drejt falimentimit.Nuk kërkojnë zhdukjen e tyre,por vendosjen në vende të veçanta larg hapësirave që ata ushtrojnë aktivitetin. Kërkojnë të praktikohet e njëjta situatë si në qytete të tjera.

Në Elbasan ushtrojnë aktivitetin e taksistit tradicional rreth 70 persona, të cilët paguajnë çdo detyrim që ua ngarkon ligji.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu