Dy persona kanë humbur jetën pasditen e sotme në Tiranë pasi dyshohet se janë asfiksuar nga rrjedhja e gazit. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:20, në rrugën “Marije Kraja”. Sipas njoftimit të policisë pesonat që kanë ndërruar jetë janë pronari i banesës ku ka ndodhur ngjarja dhe një afërm i tij. Ndërkohë, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.
Njoftimi:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 19.12.2024, rreth orës 17:20, në rrugën “Marije Kraja”, dyshohet se janë asfiksuar nga rrjedhja e gazit, pronari i banesës, shtetasi A.M, rreth 47 vjeç dhe një afërm i tij i largët shtetasi V.B, rreth 56 vjeç, të cilët kanë humbur jetën sipas konfirmimit të stafit mjekësor.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.