Video! Rama i dërgon letër, Kurti nuk e hap!

0

 

Në një kohë që në mbledhjen e përbashkët të dy Parlamenteve po fliste Ramush Haradinaj, është filmuar një moment që ka bërë kureshtarë të gjithë.

Kryeministri Edi Rama ka shkruar një mesazh në një letër dhe i ka dhënë dikujt nga stafi i Kuvendit që t’ia japë Albin Kurtit, të cilin e kishte disa metra larg.

Letra është lënë në tavolinën e Albin Kurtit, por ky i fundit tepër indiferent nuk e ka hapur letrën, por e ka lënë aty.

Ndërkohë një tjetër detaj që është vënë re është momenti kur Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është larguar nga Parlamenti.

Kryetarja e Shtetit të Kosovës ka takuar vetëm dy kryetarët e Parlamenteve, Elisa Spiropali dhe Glauk Konjfuca, por jo dy kryeministrat, Edi Ramën dhe Albin Kurtin.

Video


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu