Atentati mafioz në Vlorë/ Flet qytetari që u plagos gabimisht: Mendova se ishin fishekzjarrë

0

Armand Spahiu ishte 35-vjecari i cili mbeti i plagosur mbrëmjen e të mërkurës në Vlorë, në atentatin që kishte si shënjestër Kevin Hajrullën.

Ai ka rrëfyer momentet e tmerrit, ku tregon se fillimisht ka menduar se të shtënat janë fishekzjarrë dhe është shtrirë përtokë.

Ai shton se kur kanë mbaruar krismat është ngritur, ka marrë një ujë në një tabakino dhe aty ka parë se është plagosur në këmbë.

Pas kësaj, kanë qenë dy efektivë të policisë që e kanë çuar në spital.

Armand Spahiu ndërkohë tregon se çdo ditë punon si shitës tek fruta-perimet tek një njeriu i tij, vendi edhe ku u plagos.

Në atentatin mafioz të ndodhur të mërkurën në mbrëmje 50 plumba kallashnikovi u shkrepën në drejtim të 30-vjeçarit Kevin Hajrullla, i cili është në gjendje ende të rënduar në spitalin e Traumës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu