Sulmi ndaj ambasadës shqiptare në Kiev, Ministria e Jashtme thërret ambasadorin rus në Tiranë

0

Ministria e Jashtme e ka thirrur ambasadorin rus në Tiranë, pas sulmit me raketa të Rusisë në Kiev, ku u dëmtuan edhe ambientet e ambasadës shqiptare në Ukrainë.

Mësohet se ambasadori rus ndodhet aktualisht në Ministrinë e Jashtme ku është duke vijuar takimi sqarues rreth asaj që ka ndodhur.

Kjo është një procedurë që standarde diplomatike që zhvillohet sa herë ndodhin incidente apo sulme të këtij lloji.

Kujtojmë se mëngjesin e sotëm Kievi u zgjua nën sulmet me raketa “Khinzal” dhe “Iskander” të cilat goditën një qendër të populluar duke dëmtuar ambientet e pesë ambasadave të huaja, ndër to edhe ajo e Shqipërisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu