Sulmi terrorist në Gjermani, reagon Presidenti Begaj: Ngushëllimet më të thella familjarëve të viktimave

0

Presidenti i republikës Bajram Begaj ka reaguar pas sulmit terrorist në Gjermani, me të paktën 11 viktima.

“Sulmi i tmerrshëm ndaj qindra njerëzve paqësorë në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg të Gjermanisë duhet të dënohet në termat më të ashpër si një akt frikacak, jo dinjitoz dhe i pajustifikueshëm.

Shqipëria qëndron me vendosmëri me popullin e Magdeburgut dhe të gjithë Gjermanisë me këtë rast dhe shpreh ngushëllimet dhe solidaritetin më të thellë me familjet e viktimave”, shprehet Begaj.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu