Festat e fundvitit shtojnë lëvizjet në kufi, nis ardhja e emigrantëve nga vendi fqinj

0

Festat e fundvitit kanë shtuar lëvizjet në kufi, pasi emigrantët nga vendi fqinj, Greqia, janë duke u kthyer në atdhe.

Mësohet se mëngjesin e sotëm ka nisur fluksi në pikën kufitare të Kapshticës.

Situata momentalisht paraqitet normale, pasi dogana po punon me 3 sportele në hyrje dhe 3-4 në dalje në varësi të fluksit.

Pritet që përgjatë ditëve në vijim të ketë fluks të shtuar për shkak të festave të fundvitit dhe kthimin e shqiptarëve pranë familjeve të tyre në Shqipëri.

Shifrat:

  • Kapshtic- 4599 hyrje, 1864 dalje;
  • Qafë- Thana- 2561 hyrje, 2769 dalje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu