Grabiti me dhunë klientin dhe e zbriti nga mjeti, arrestohet taksisti në Tiranë

0

TIRANË- Një taksist është arrestuar në Tiranë për veprën penale të vjedhjes me dhunë.

Policia thotë se 26-vjeçari ka grabitur me dhunë klientin e tij, të cilit I ka marrë dy telefona dhe një shumë monetare.

Pas këtij akti shton policia, taksisti e ka zbritur klientin nga taksia dhe më pas  është larguar.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu