Elvira Tahiraj është 49-vjeçarja, e cila goditi me thikë bashkëshortin e saj teksa ai flinte gjumë.
Mësohet se në momentin kur ndodhi krimi i rëndë, në banesë kanë qenë edhe fëmijët e çiftit, të cilët po flinin.
Ngjarja raportohet se ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm (24 Dhjetor) në fshatin Metoq të Sarandës.
Çifti kishte pasur një debat të ashpër më herët, që duket se është bërë shkak për krimin e rëndë.
55-vjeçari Llazar Tahiraj ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra, ndërsa autorja e dyshuar e vrasjes është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Sarandës për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.