Pjatë me fasule dhe sallatë me ullinj/ Saimir Korreshi publikon foton dhe ironizon: Natë e lodhshme në komisariat…

0

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka reaguar në mënyrën e tij pas procedimit penal nga policia për pjesëmarrjen në protestën e djeshme të opozitës. Ai ka publikuar një foto në rrjetet sociale, ku shfaqet duke konsumuar drekën në shtëpinë e tij, një pjatë me fasule dhe sallatë me ullinj.

“Pas një nate të lodhshme në komisariat si e presim lajmin e procedimit”, ka shkruar Korreshi, duke treguar se pas protestës ai ka qëndruar në komisariat për të ndihmuar me lirimin e protestuesve të ndaluar.

Saimir Korreshi, së bashku me dhjetëra deputetë dhe përfaqësues të opozitës, janë proceduar nga policia e Tiranës pas bllokimit të rrugëve në kryeqytet gjatë protestës së djeshme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu